KEMM dhe SHGM: Sulmi ndaj gazetarit i inspiruar nga penguesit e punës së PSP-së, problem serioz

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë, sot përmes një kumtese, e dënuan sulmin ndaj gazetarit të TV “Telma”, të kryer mbrëmë para Ministrisë së Punëve të Brendshme derisa raportonte për hetimin e Prokurorisë speciale në Drejtorinë për zbulim dhe kundërzbulim për aferën e përgjimit.

“Sulmi ndaj gazetarit Belovski është atak i paramenduar ndaj lirisë së mediave i orkestruar nga struktura të caktuara të MPB, të cilat dëshirojnë t’i zbrapsin gazetarët të raportojnë për pengesat e tyre kundër hetimit të Prokurorisë speciale. A thua inspiratorët e sulmit të mbrëmshëm janë strukturat e njejta të MPB, të cilat në të njejtën kohë pengojnë hetimin e Prokurorisë në DZK dhe a thua të njejtat struktura qëndrojnë pas sulmeve të deritashme të pazbardhura ndaj gazetarëve? Të kota janë të gjitha përpjekjet përmes sulmeve dhe frikësimeve të gazetarëve të pengohet dhe të shmanget drejtësia.

Përshëndesim arrestimin e shpejtë të sulmuesit të gazetarit dhe kërkojmë nga MPB rastin ta zbardhë deri në fund dhe të ngrejë padi penale kundër sulmuesit dhe inspiratorëve të tij. Përkujtojmë ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovski se kanë kaluar një vit kur dha premtim publik se do të punojnë për zbardhjen e sulmeve kundër gazetarëve. SHGM deri tani ka regjistruar 35 sulme. Asnjë nga sulmet nuk është zbardhur, e as ndonjë prej sulmuesve të jetë ndëshkuar.” thuhet në kumtesën e SHGM-së.

Ndërkohë në kumtesën e KEMM-së thuhet:

“Ajo që ndodhi gjatë ditës së djeshme është edhe një dëshmi se situata është shqetësuese dhe i përfshin tendencat që të ndalet puna e gazetarëve në raportimin e çështjeve të interesit publik. Për Këshillin për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) është tërësisht e papranueshme në çfarëdo mënyre qoftë të ndalet puna profesionale e gazetarëve, e cila duhet të jetë e liruar nga cilat do kërcënime dhe presione.

Dhuna mbi gazetarët dhe punëtorët në media është problem serioz, për të cilin është i nevojshëm përgjegjësi sistematike dhe e koordinuar e institucioneve kompetente. Apelojmë deri tek ata që t’i ndërmarrin masat e duhura për zbardhje të tërësishme dhe pastrim të këtij incidenti. Zgjidhja e rasteve të këtij lloji do ta dekurajojë përsëritjen e veprave të këtilla të dhunës dhe presioneve ndaj mediave.”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button