Ministria e Ekonomisë realizoi takimin për shfrytëzimin e kredive të BERZH-it

Sot , me iniciativë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe në bashkëpunim me bankën komerciale ‘Ohridska banka’, u zhvillua takimi i parë nga disa të planifikuar, për promovimin e linjës së re të kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (WeBSEFF 2) nga Programi rajonal për efikasitet energjetik për Ballkanin Perëndimor, këtë herë m  përfaqësuesit e odave ekonomike të Maqedonisë.

Siç edhe kishte premtuar Ministri Saraçini, gjatë takimit të javës së kaluar me përfaqësuesit e BERZH-it, në mënyrë që të shfrytëzojnë më mirë burimet e këtyre linjave të kredisë, me vlerë 75 milionë euro, Ministria e Ekonomisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim , në tre muajt e ardhshëm, në bazë të Planit të Veprimit, do të mbajë takime të drejtpërdrejta, fillimisht odat ekonomike në vend, dhe pastaj me afaristë nga brendia e shtetit, si dhe me njësitë e vet administrimit lokal (BNJVL), me ç rast do ti jepet mundësia çdo komune që dëshiron të zbaton projekte për efikasitet energjetik,  të mund të aplikon për të njëjtën gjë. Siç informoi Ministri Saraçini përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me grupet e interesit, Ministria e Ekonomisë dhe BERZH-i do të ofrojnë asistencë teknike për kompanitë në përgatitjen e një kërkese për kredi. 

Linja kreditore WEBSEFF II është pjesë e programit rajonal për zbatimin e efikasitetit energjetik në Ballkanin Perëndimor, që filloi të zbatohet në dhjetor të vitit 2013. Ajo do të zbatohet në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Kroaci dhe Maqedoni. 

Shuma e përgjithshme e fondeve që jepen nga vendet BERZH-it për Ballkanin Perëndimor është 75 milionë euro, të rezervuara për zbatimin e projekteve të vogla në sektorin privat dhe sektorin publik, në fushën e efikasitetit të energjisë dhe për burime të energjisë së rinovueshme. Kjo linjë e kredisë realizohet përmes bankave komerciale me të cilat BERZH-i  ka nënshkruar marrëveshje, dhe deri më tani është nënshkruar marrëveshje e tillë me Ohridska Banka-Societe Generale në Maqedoni, në vlerë prej 6 milionë eurosh. 

Për këtë linjë të kredisë mund të aplikojnë kompanitë private, tregtare individualë apo subjektet e tjera private të themeluara sipas ligjeve të Republikës së Maqedonisë dhe komunave, kompanitë publike ose private që kryejnë shërbime komunale dhe janë përgjegjës për realizimin e investimit ose kompani të shërbimeve të energjisë që investojnë në projekte për efikasitet energjetik në bashkëpunim me komunat dhe ndërmarrjet publike. 

Shuma maksimale e kredisë mund të jetë deri në 2 milion euro, për projektet në sektorin privat dhe 2.5 milion euro për projekte në sektorin publik. Në rast se ka më shumë kredi për të njëjtin klient në sektorin publik për projekte të ndryshme, shuma maksimale është 5 milionë për institucionin individual publik. 

Lajme të ngjashme

Back to top button