Goran Grujevski: Gjyqësia e sheh veten si parnter i policisë

Sot, kur puna e institucioneve gjyqësore vlerësohet me etiketimet “pro-qeveritare” ose “pro-opozitare” është interesant të lexohet se si e vlerësoi punën e gjyqtarëve Goran Grujevski, ish- epror i Drejtorisë së Pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

“Praktika gjyqësore deri tani dëshmoi se ekzistojnë indikacione serioze për keqpërdorim të masave të veçanta hetimore dhe në vend që të ndihmojnë në shuarjen e kriminalitetit, ato përdoren si mjet për shkelje të të drejtave të njeriut (fq 166)” shkruan ai në punimin e doktoraturës.

“Tek ne përvoja nga vendimet pas kërkesave për bastisje, paraburgim dhe të ngjashme, dëshmojnë gjithashtu shkallë të ulët të kritikës ndaj gjyqësisë. Sado që të duam të jetë ndryshe, patjetër ta pranojmë se gjyqësia tek ne akoma nuk e ka kuptuar se mbrojtja e të drejtave të qytetarëve nga shteti është detyra e saj primare, por përkundrazi, vetë shikohet më shumë si partner i policisë dhe prokurorisë në zbatimin e ligjit, sesa si kontrollues i tyre. Gjykatësit kanë të zhvilluar shumë qasjen miqësore deri tek qeveria ekzekutive dhe një qasje burokratike në interpretimin e së drejtës.(fq 167)” shkruan Grujevski.

Grujevski në punim përshkroi dhe se në çka shpie keqpërdorimi i mjeteve të veçantë.

“Edhe pse në publik mjetet paraqiten si të dedikuara në mënyrë decide drejt kërcënimeve më serioze nga kriminaliteti i organizuar, terrorizmi etj, hapet rrugë që mjetet speciale gjerësisht të shfrytëzohen. Ashtu siç qëndrojnë punët tani, konfuzioni terminologjik, numri i madh i mos-përputhjeve, rrethi i gjerë i tërheqjeve, pragu i ulët për përmirësimin e përfshimit në privatësinë dhe besimin e ulët për ndonjë kontroll efikas, shpiejnë në atë se në Republikën e Maqedonisë përfshirja arbitrare në privatësi nuk do të reduktohet, por përkundrazi, do të legalizohet. Privatësia dhe liria shumë lehtë do të margjinalizohen kur do të qaset në matje nga rasti në rast, kurse në tërësi të rasteve do të fitojmë kërcënim serioz nga policia shtetërore (fq.168)”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button