Jolevski-Pendesh: Maqedonia dhe BeH-ja kanë qëllim të njëjtë – paqe dhe prosperitet në rajon

 Republika e Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovina janë dy vendet mike të cilat kanë një qëllim, e ai është paqe, siguri, prosperitet për tërë rajonin, kanë konkluduar në takimin e djeshëm në Sarajevë, ministrat e Mbrojtjes të Maqedonisë dhe të BeH-së, Zoran Jolevski dhe Marina Pendesh, njofton MIA.

Në takim, kumtoi djeMM-ja, ministri Jolevski i cili është për vizitë zyrtare në BeH, theksoi se dy vendet kanë ardhmëri të përbashkët dhe ajo është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Për ne si shtet nuk ka dyshim se vetëm Ballkani i integruar mund të kontribuojë ndaj sigurisë së tërë kontinentit, fakt i cili u pranua gjatë krizës së migrantëve”, ka thënë Jolevski.

Duhet të gjinden mënyra, nënvizoi Jolevski, që vendet e rajonit ta bëjnë hapin e ardhshëm drejt integrimit të plotë në Aleancë. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë në vitin 2008 i ka plësuar të gjitha kriteret për anëtarësim, përderisa Bosnjë e Hercegovina duhet ta fillojë procesin e inkuadrimit me ndarjen e Planit të akcizës për anëtarësim.

Në kontekt të bashkëpunimit të ndërsjellë, ministri theksoi se ai është në nivel më të lartë.

“Bosnjë e Hercegovina na e beson arsimimin e liderëve dhe oficerëve të ardhshëm në forcat e armatosura dhe ky është një motiv shtesë që Akademia ushtarake ‘Gjeneral Mihaillo Apostolski’ e cila është e njohur si qendër rajonale ushtarake-arsimore  të vazhdojë t’i përparojë kapacitetet e tyre”, ka thënë Jolevski. Ai shtoi se Qendra për trajnim të pilotëve paraqet edhe një mundësi të shkëlqyeshme për vazhdimin e bashkëpunimit, posaçërisht duke marrë parasysh se pilotët ushtarak nga BeH-ja tani më e kanë vizituar Qendrën dhe kanë dhënë vlerësime jashtëzakonisht pozitive.

Në lidhje me qendrat rajonale, ministri Jolevski theksoi se bashkëpunimi midis Trajnim-qendrës për misione paqësore ndërkombëtare në Sarajevë dhe Qendrës rajonale për marrëdhënie me opinionin si dy qendra të NATO-s, vazhdon edhe në të ardhmen.

Ministrja Pendesh, ka theksuar se dy vendet kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të zhvilluar, i cili përputhet me marrëdhëniet e dy vendeve miqësoore dhe partnere.

Në kontekskt të bashkëpunimit rajonal, ministrat kanë shprehur kënaqësi nga realizimi i Forcave mjekësore ballkanike, Shtabi kryesor i të cilit u hap kohë më parë në Shkup.

Gjatë ditës së djeshme, kumtoi MM-ja, ministri Jolevski pati takime edhe me kryesuesin e Komisionit të përbashkët për mbrojtje dhe siguri të Asamblesë Parlamentare të BeH-së, si dhe me komandantin e EUFOR-ALTEA. I vizitoi edhe pjesëtarët e ARM-së, të cilët janë pjesë e misionit, ndërsa vendosi kurora me lule të freskëta në monumentin e pjesëtarëve të ndjerë të ARM-së në aksidentin me helikopter.

Sot, ministri Jolevski do ta vizitojë edhe Trajnim qendrën për misione paqësore ndërkombëtare, ku Republika e Maqedonisë kontribuon me një ligjerues të përhershëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button