Vazhdon Samiti tradicional Maqedonia 2025

Samiti – Platforma për bartje të njohurive nga sfera e biznesit, lidershipit dhe inovacioneve, që tradicionalisht e organizon Maqedonia 2025 vazhdon sot në Shkup, me sesionin me temë “Integrimi rajonal dhe evropian ekonomik”, njofton MIA.

Në Samit, flitet për nxitjen e zhvillimit ekonomik, përdorimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë, progrmain e Agjencisë evropiane të gjithësisë, shembullin e Izraelit në pikëpamje të zhvillimit ekonomik, integrimin rajonal dhe evropian ekonomik, inovacionet që e ridefinojnë kujdesin shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve në këtë fushë, të ardhmen e transportit, Maqedoninë si qendër zhvillimore për teknologji të mençura, rolin e grave në zhvillimin e liderhsipit dhe të ardhmes së qëndrueshme, teknologjitë më të reja dhe rolin e tyre në ndryshimin e botës dhe shumë më tepër.

Samiti filloi dje, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin diskutime për përparimin ekonomik të Maqedonisë sipas indeksit matës të përbërë nga Maqedonia 2025 në bashkëpunim me MekKenzi.

Të pranishmit i përshëndetën anëtarët e Këshillit të drejtorëve Vera Stafrof, Majk Zafirovski dhe Zhivko Mukaetov, ndërsa gjatë Samitit dyditor do të kenë mundësi të dëgjojnë për trendet më të reja botërore në biznes, investime, financa, lidership, inovacione dhe teknologji.

Samiti është mundësi që për herë të parë të prezantohet programi i Agjencisë evropiane të gjithësisë dhe mundësisë që sektori privat të kyçet në hulumtimet e tyre dhe të prezantohen edhe arritjet më të reja botërore teknologjike si inxhinieria emocionale, tele-shëndet dhe zhvillim i komunikimit inteligjent ndërmjet makinave.

Samiti është me temë Platforma për përçim të diturive nga sfera e biznesit, lidershipit dhe inovacioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button