Sulmohet fizikisht gazetari i TV “Telma” përpara ndërtesës së MPB-së

Gazetari i Televizionit “Telma”, Pavle Belovski, mbrëmë është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur përpara ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, pak përpara se të kyçet drejtpërdrejtë në lajmet e fundit, informuan nga televizioni, njofton Portalb.

Sulmuesi është afruar te gazetari dhe ka filluar ta godasë me grushta. Gazetari nuk është lënduar, ndërkaq disa policë kanë qenë afër dhe menjëherë kanë reaguar dhe e kanë arrestuar sulmuesin.

Televizioni paralajmëroi se do të paraqesë padi për sulmuesin e gazetarit derisa e ka kryer punën e tij.

Deri më tani nuk dihen arsyet për sulmin fizik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button