KSHZ-ja i përgjigjet ekskluzivitetit të diasporës maqedonase për të votuar

Gjithsejtë 68 mijë qytetarë nga diaspora e Maqedonisë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ky është numri i qytetarëve të cilët figurojnë në listën  zgjedhore dhe të cilët janë të shënuar, që nënkupton se ata kanë të drejtën për të votuar dhe se gjenden jashtë vendit më shumë se tre muaj.
Në bazë të këtij numri dhe gjeografisë së shpërndarjes, Amerikë dhe Australi, nënkuptohet se kjo përbën eksluzivitetin e diasporës maqedonase për të marrë pjesë në zgjedhje, duke lënë  një numër të madh të qytetarëve shqiptarë, jashtë listës zgjedhore.

Anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, për Portalb deklaron se, numri prej 68 mijë qytetarë të diasporës që figurojnë në listën zgjedhore, nuk është numër përfundimtar dhe as i konstatuar në mbledhjen e sotme të KSHZ-së. Sipas tij, ky numër do të dihet pas përpunimit të të dhënave përfundimtare, ku do të përfshihen të gjithë të interesuarit nga diaspora të cilët kanë dëshirë për të votuar.

Ai thotë se nuk ka asnjë pengesë për të votuar edhe diaspora shqiptare, mjafton që të shprehin vullnetin e tyre për përmbushjen e formularëve, në mënyrë që të mund të përpunohen në të dhënat e përgjithshme të Entit për statistikë.
KSHZ-ja, në mbledhjen e sotme ka miratuar shpalljen publike në të cilën duhet ët paraqiten votuesit e interesuar.

Dita e votimit për diasporën do të jetë 12 prilli, një ditë para se te votohet për rrethin e parë zgjedhor për president të vendit. Do të votohet në njësinë zgjedhore shtatë , tetë dhe nëntë, respektivisht, Evropa, Amerika dhe Australia.
Qytetarët e Maqedonisë të cilët gjenden jashtë vendit të cilët duhet të votojnë, duhet të mbushin formularin i cili gjendet në ueb-faqen e internetit të KSHZ-së, ose në përfaqësitë konsullore dhe ambasada. Evidentimi do të zgjatë deri në 2 mars. Ata që do ët votojnë duhet ët kenë pasaportë biometrike valide dhe dokument për qëndrimin ligjor në diasporë.

“Kjo procedurë e rregullt që do t’i mundësojë qytetarëve të Maqedonisë për të marrë pjesë në zgjedhje, krijon mundësinë për pjesëmarrjen e të gjithëve të interesuarve në votim”, deklaron  Bedredin Ibrahimi. Numri i definuar prej 68 mijë qytetarë që figurojnë në listat zgjedhore ende pa filluar procesi i evidentimit, sipas Bedredin Ibrahimit , mbetet një numër jo i dalë nga KSHZ-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button