Askush nuk ka pritur që kjo të ndodh mes Mustafit dhe Ozilit

Ylli i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka zbuluar se atij nuk i vije turp që të kritikojë edhe superyjet e ekipit, si Mesut Ozilin. Mbrojtësi shqiptar iu bashkua Arsenalit nga Valencia këtë verë, por shpejt u bë lojtari i preferuar i tifozëve, për shkak të paraqitjeve të tij të forta në mbrojtje dhe karakterit për të mos u dorëzuar.

Ozil është ai që e ka propozuar Mustafin te Wenger, por mbrojtësi shpesh herë po e kritikon atë.

“Ndonjëherë e kritikoj edhe atë sepse kështu është futbolli. Të gjithë bëjnë gabime dhe ne duhet të jemi profesionalë me të. Ndonjëherë ne kritikokjmë veten, nuk janë njerëzit që na kritikojnë, sepse vetvetja jonë na kritikonk më së shumti”, u shpreh Mustafi.

“Për shkak se dëshiron të luash mirë, dëshiron të fitosh, nuk do që të bësh gabime. Nëse bëni një gabim, atëherë vetja ju bën nervoz. Por, ky është futbolli, nuk mund të jetë pa gabime”.

“Por, Ozil është lojtar fantastik. Jam i lumtur për të. Ai mund të bëjë gjëra të pabesueshme në sulm. Ai i sheh nga larg sulmuesit për t’i furnizuar me topa”, deklaroi Mustafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button