Ndonjëherë është e vështirë të jesh i gjatë

Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar një foto të kryeministrit Edi Rama, të bërë dje në sallën e pritjes së sapoinaguruar të spitalit të Lezhës.

Ambasada ka shkëputur një moment humori nga ky aktivitet, ku shfaqet kryeministri Rama duke u futur në derën e sallës së pritjeve, derë e cila nuk e nxë, pasi kryeministri i vendit është i gjatë. Më pas këtë foto kryeministri Rama e ka postuar edhe në profilin e tij në “Facebook”. 

Ja se çfarë shkruan ambasada mbi foto:

“Ndonjëherë është e vështirë të jesh i gjatë! Kryeministri Edi Rama, me ambasadorin Alexandër Arvizu dhe ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, në sallën e pritjes të sapoinaguruar të spitalit të Lezhës, e cila u rinovua me ndihmën e USAID/Albania”./ Shekulli

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images18/rama%20i%20gjate.jpg?resize=566%2C472

Lajme të ngjashme

Back to top button