Në minus Shqipëria e Maqedonia, Kosova edhe kur humb avancon në FIFA

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll vazhdon të përjetoj rënie në renditjen e FIFA, kësaj here ka shënuar shkuar në minus prej tetë vendeve. Maqedonia pas dy disfatave të njëpasnjëshme, asaj nga Izraeli dhe Italia kanë bërë që të gjendet në pozitën e 155, që është renditja më e dobët që nga formimi i reprezentacionit.

Nga ana tjetër reprezentacioni i Kosovës edhe pse ka pësuar dy disfata nga Kroacia dhe Ukraina, është ngritur për katër vende në renditjen e FIFA-së, ku është ngritur nga vendi i 168-të në atë të 164.

Kombëtarja shqiptare me fitore ndaj Lihtenshtajnit dhe disfatë ndaj Spanjës në renditjen e tetorit ka humbur plot 7 vende. Vendin e parë në renditjen botërore e mban Argjentina, e ndjekur nga Gjermania e dyta, Brazili që ka fituar një pozicion, ndërkohë që Belgjika zbret në vendin e katërt, ndërsa pesëshen e  parë e mbyll Kolumbia. /portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button