Rasti “Tenderët”, Ministria e Kulturës ka kurdisur tender për ndërtimin e “Muzeut të VMRO-së”

Prokurorja e ekipit të Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai, në konferencën e sotme për shtyp, përpos rastit të parë “Toplik”, ka zbuluar edhe rastin e ri “Tenderët”, në të cilën janë të dyshuar katër persona të punësuar në Ministrinë e Kulturës, raporton Portalb.mk.

I dyshuari i parë është person udhëheqës në Ministri, ndërkaq tre të tjerë janë anëtarë të Komisionit për Prokurim Publik të kësaj ministrie.

Ashtu siç njoftoi Fetai, në një bisedë telefonike, e dyshuara e parë nëpërmjet bisedës telefonike, është marrë vesh me drejtorin e ndërmarrjes “Beton Shtip”, që ta fillojë ta ndërtojë “Muzeun e VMRO-së”, ndërkaq më pas do të publikojë tenderë me specifikime të caktuara me të cilat vetëm “Beton Shtip” i përmbushë. Ministria e Kulturës, në llogari të “Beton Shtip”, i ka transferuar 54.501.336 denarë ose rreth 886 mijë euro, transmeton Portalb.

“Ekziston dyshim se është kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Korrupsioni dhe kultura dallojnë sipas koncepteve të jetës. Kjo prokurori është formuar dhe do të jetë në rrugën e kundërt”, tha Fetai.

LEXO: Nuk ndalen obstruksionet naj PSP, Ristovska: I rëndë bashkëpunimi me DSK-në (VIDEO)

“Toplik”

Rasti “Toplik”, ka të bëjë, ashtu siç njoftoi prokurorja speciale, Fatime Fetai, me keqpërdorim të “detyrës zyrtare”, ky një person në cilësinë e udhëheqësit në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe pesë të dyshuar të tjerë, të Komisionit për Ankande Publike të po së njëjtës ministri, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.44 milionë euro.

“Gjatë kohës 03.04.2007 deri më 18.02.2013, në Shkup, i dyshuari i parë si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe pesë të dyshuar, persona zyrtarë, anëtarë të komisionit për ankande publike të kësaj ministrie e kanë keqpërdorur si bashkëpunëtor e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare të tyre me vetëdije se me veprimin e tyre mundet të bëhet dëm, megjithatë janë pajtuar që të veprojnë dhe kështu Buxhetit të Maqedonisë i kanë shkaktuar dëm me vlerë prej 64.206.839 denarë ose 1.44 milionë euro”, tha Fatime Fetai.

Fetai shtoi se dëshmitë materiale tregojnë se Komisioni  Ankandeve Publike e ka informuar të dyshuarin e parë, se për shkak të mungesave juridike dhe faktike nuk kanë qenë të plotësuara kushtet për dhënien e zbatimin e procedurës për ankand publik, për shitjen e tokës ndërtimtare për ndërtimin e lagjes rezidenciale në Sonçev Grad të Komunës së Sopishtes. Megjithatë, ashtu siç shpjegon Fetai, i njëjti më 03.04.2007, ka krijuar komision të ri për ankand publik që nëpërmjet tyre, edhe përskaj mangësive të cekura e ka realizuar qëllimin, gjegjësisht ankandin publik dhe ka bërë marrëveshje për shitjen e vendit ndërtimtar, transmeton Portalb.

“Ekziston bazë dyshimi se i dyshuari i dytë, në cilësinë e kryetarit, i dyshuari i tretë të nënkryetarit dhe  i katërti, pestë dhe i gjashti në cilësinë e anëtarëve të komisionit të ri për Ankand Publik, pas vetëm një ditë të formimit të tyre, më 04.04.2007, edhe pse e kanë ditur se nuk janë plotësuar kushtet për ankand publik, kanë vepruar në kundërshtim me nenin 3 të rregullores për mënyrën e veprimit të dhënies për shitje të vendit e cila ka qenë në pronë të shtetit. Më 14.05.2007 është bërë ankandi publik dhe për tërë procedurën komisioni ka dërguar informata në të cilën ka shkruar se përpara publikimit të ankandit, kanë qenë të plotësuara kushtet për ankand dhe kanë vendosur që ta zgjedhin ofertën më të mirë për arritje të marrëveshjes për shitjen e vendit për ndërtim të lagjes rezidenciale. Ekziston dyshim, se i dyshuari i parë se ka mungesë se Ministria e Transportit nuk mundet që t’i plotësojë detyrimet, më datë 08.06.2007, në emër të Ministrisë së Transportit, ka nënshkruar marrëveshje me personin juridik “San City” – Skopje për tokën, ndërkaq e njëjta marrëveshje në vitin 2011 është prishur, pasi që “San City”, për shkak të mungesës të cilat kanë qenë të konstatuara më herët në Ministrinë e Transportit dhe lidhjeve nuk ka mundur ta zbatojë marrëveshjen”, elaboroi Fetai, përcjellë Portalb.

Në bazë të dëshmive me të cilat disponon PSP, Fetai tha se për shkak të prishjes së marrëveshjes, me faj të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e njëjta ministri është obliguar që “San City Skopje”, t’i jep dëmshpërblim prej, 223.954.780 denarë, e cila më pas ia ka kthyer dhe madje ka paguar edhe kamatë për vonesë. Në bazë të saj, në vitin 2013, Fetai njoftoi se, Ministria e Transportit i ka paguar kamatë për vonesë “San City Skopje” prej 64.206.839 denarë, gjegjësisht 1.44 milionë euro, për të cilën vlerë është dëmtuar Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Me këto veprime, sipas PSP-së, ekziston dyshim se të dyshuarit kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button