Nevzat Halili: Gjendja e vështirë e shqiptarëve është arsyeja e rikthimit me PPD-në

Një nga liderët e parë të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), Nevzat Halili përmes këtij prononcimi jep arsyet e rikthimit të tij në skenën politike, duke qenë pjesë e nismës së PPD-në, ku ai mban postin e kryetarit të Kuvendit të Përgjithshëm:

“Jam rikthyer në politikë me partinë amë, pas analizës së situatës që po përjetojmë në këtë vend, sidomos gjendjen e vështirë të shqiptarëve. Jam rikthyer edhe pas shumë debateve dhe diskutimeve me miqtë dhe bashkëpunëtor të mi në politikë, për dekada të tëra. PPD është partia e parë parlamentare e shqiptarëve në Ballkan dhe ne kemi qenë një subjekt që ka pasur kuadro të dalluara dhe që ka dhënë kontribut të madh kombëtar, moral dhe me dinjitet për çështjen e shqiptarëve në Maqedoni, edhe atë krejtësisht në rrethana të tjera, jo sikur sot. Ne si subjekt mbarëkombëtar kemi dhënë kontributin tonë për përkrahjen dhe ndihmën për Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe bashkëpunimin e ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)”, thotë Nevzat Halili.

“Ne dimë të bëjmë politik dhe të mbrojmë vlerat tona me njerëz të përgaditur, të cilët kanë njohur gjuhën e politikës, duke krijuar edhe miqësi në shumë institucione ndërkombëtare.  Pa mëdyshje mund të them se kam hasur një citat të një libri ku thuhet se “çështja shqiptare ka ngelur aty ku e la Nevzat Halili”, dhe këtë mesazh mund ta analizojnë edhe sot të gjithë shqiptarët. Ne jemi rikthyer me seriozitet për të bërë PPD-në. Jemi zgjedhur një kryesi e përkohshme ku Abdylhadi Vejseli u zgjodh kryetar, dhe unë kryetar i Kuvendit të Përgjithshëm. Ne jemi udhëheqës të përkohshëm deri në konferencën e re që do ta mbajmë së shpejti, ku do të zgjidhen organet e reja partiake.  Bëj thirrje që të na bashkëngjiten sepse një nga garancat e kësaj nisme jam unë bashkë me bashkëpunëtorët e mi që jemi pjesë e nismës për të lëvizur gjërat përpara me PPD-në”, thotë Nevzat Halili. 

Ne deklaratën për opinion, Nvzat Halili, thotë: “Ka një nismë tjetër, që pretendohet se ata janë bartësit, por unë them se është e drejtë e tyre se çfarë duan të bëjnë dhe çka pretendojnë, por Arben Rusi mund të jetë një njëri i mirë, por ai nuk ka dhënë asgjë për këtë parti.  Ata kanë hile dhe se në kuvendin e tyre shihet se ishin 20 veta, derisa ne jemi një nismë serioze me mbi 700 pjesëmarrës në kuvendin e riaktivizimit dhe me përkrahje shumë të gjerë. Unë apeloj që të rikthehen të gjithë ata që kanë mëdyshje sa i përket PPD-së. Ne si parti do të jemi të hapur për të gjithë ata që i kanë dyert e mbyllura tek partitë e tjera, apo që nuk i krijohet mundësia për të lëvizur gjërat përpara. PPD ka qenë e dëshmuar me intelektualët e saj dhe për frymën intelektuale, në një kohë kur ka pasur një numër të vogël të intelektualëve të saj. Ne sot kemi njerëz dhe intelektual në numër të madh dhe ata duhet të jenë pjesë e jona, të japin kontributin e tyre”. 

Sipas tij, PPD-ja, ka qenë parti e parë politike që në arenën ndërkombëtare kanë dal me termin komb – shtet formues, edhe angazhimet e para kanë qenë që shqiptarët ë të jenë komb shtet formues. Duhet të ketë forma të reja të organizimit kushtetues. Ne sot nuk jemi komb – shtet formues. Për këtë këtyre ditëve në Parlamentin Evropian u shtrua çështja e dygjuhësisë.  

“E dij se ka interes edhe për Marrëveshjen e Ohrit dhe se çka ne mendojmë ?  Marrëveshja e Ohrit është dokument ndërkombëtar dhe ne e mbështesim atë, pasi që për të ka kontribut ndërkombëtar, kjo çështje ka bërë diçka dhe ka avancuar. Por kjo marrëveshje nuk ka zgjidhur çështjen. Ajo i ka lënë zvarrë dhe të hapura për shkak të një rezistence apo skenarëve politike dhe institucionale nga pala maqedonase. Kësaj situate i shtohen edhe marrëdhëniet ndëretnike që janë në një stad të krizës dhe rrënimit të mëtejmë, në rast se nuk ndërmerren masa preventive.  Duhet lëvizur me seriozitet çështjet në këtë vend për të dalë nga kjo rrugë e rrezikshme dhe pa kthim. Unë apelojë që të gjithë  shqiptarët të rikthehen tek PPD-ja, të lëmë pas të këqijat dhe të ecim përpara”, thotë Nvzat Halili. 

Lajme të ngjashme

Back to top button