Ndiheni gjithmonë të lodhur? Këto mund të jenë 9 arsyet që nuk duhet t’i injoroni

Dieta, mungesa e aktivitetit fizik madje edhe dielli mund të shkaktojë lodhje te ju. Ja disa arsye surprizuese se përse ju ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës, dhe çfarë mund të bëni për ta luftuar këtë gjendje, transmeton shendeti.com.al

Keni sasi të ulët të hekurit në gjak

Mungesa e hekurit bën që ju të dukeni të zbehtë dhe të ndiheni të lodhur. Kjo për arsye se trupi e përdor hekurin për të prodhuar rruazat e kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjenin në çdo qelizë të trupit.

Ju mund ta rrisni sasinë e hikurit në gjak duke përfshirë në dietën tuaj ushqime si mish, perimet në ngjyrë të gjelbër dhe arra. Kujdes të veçantë duhet të tregojnë vajzat dhe gratë të cilat për shkak edhe të ciklit menstrual humbasin sasi gjaku, dhe rrezikojnë të kthehen në anemike. Hekuri mund të merret edhe në formën e pilulave.

Përdorni celularin gjatë orarit të pushimit

Sipas një studimi të kohëve të fundit, u vu re se punonjësit të cilët e përdornin celularin gjatë orarit të pushimit të drekës ndiheshin më të lodhur në krahasim me ata që mund t’i rezistonin tundimit. Provoni ta lini celularin në çantë gjatë kohës që jeni duke bërë pushimin dhe do të vini re se gjatë pasdites do të ndiheni më energjikë.

Nuk ushtroheni mjaftueshëm

Mund të duket e çuditshme, por, nëse ju bëni fare pak ose aspak aktivitet fizik, do të ndiheni më të lodhur seç do të ndiheshit nëse do të ushtroheshit. Kjo është vërtetuar edhe me anë të një eksperimenti të kryer kohët e fundit. Fizioterapisti Tim Allardyce shpjegon: “Qarkullimi i gjakut në trup dhe rrahjet e zemrës ngadalësohen kur ne qëndrojmë ulur dhe nuk bëjmë asgjë, kjo çon në uljen e sasisë së oksigjenit që shkon në muskuj dhe trupi fillon të ndihet i lodhur”.

Ndriçimi artificial

Qoftë ndriçimi i celularit, kompjuterit apo dritës së gjumit, shkakton lodhje te ne. Dietologia Elouise Bauskis thotë: “Drita artificiale ngjyrë blu bën që trupi të rrisë prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Vendosja e syzeve qetësuese disa orë para se të shkoni për të fjetur mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Ajo gjithashtu këshillon që të flini në dhoma të errëta dhe pa dritë gjumi, për të qenë sa më të shëndetshëm.

Zhurma e tepruar

Nëse jetoni në një lagje të zhurmshme dhe me fqinj të tillë, ka shumë gjasa që të ndiheni gjatë gjithë kohës të lodhur. Zgjedhja më e mirë ndaj këtij problemi do të ishte të ndërronit shtëpi, por në pamundësi të kësaj, kemi një zgjidhje më ekonomike, përdorni kufje. Dëgjoni muzikë ose tinguj qetësues me to dhe përpiquni të mos e mbani mendjen te zhurma që mund të jetë duke u bërë jashtë.

Mjekimet që përdorni

Disa mjekime, si antidepresantët dhe ilaçet, kundër tensionit të gjakut njihen si shkaktarë të lodhjes. Gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë rast është ndërrimi i orarit kur mund t’i merrni këto ilaçe, pasi disa prej tyre mund të merren edhe gjatë pasdites.

Jeni të dehidratuar

Dehidratimi shkakton mpiksje të gjakut dhe bën që zemra të kryejë më shumë punë. Sipas dietologes Carly Tierney, edhe dehidratimi në nivele shumë të ulëta shkakton lodhje. Zgjidhja më e mirë është që gjithmonë të mbani ujë më vete kudo që shkoni.

Keq ushqeheni

Karbohidratet e përpunuara dhe të paketuara në kek, çokollata, biskota, bukë të bardhë dhe makarona, janë makthi që ju bënë të ndiheni të lodhur. Zgjidhja? Merrini karbohidratet nga frutat dhe perimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button