KB: Në Afganistan vdesin gjithnjë e më shumë fëmijë

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) kumtoi se në nëntë muajt e parë të vitit numri i fëmijëve të vrarë dhe të plagosur  në luftërat në këtë vend është rritur për 15 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në raportin e Misionit, të transmetuar nga mediat amerikane, citohet se këtë vit në Afganistan janë vrarë 639 fëmijë, derisa  1.822 janë plagosur.

Ajo paraqet rritje për 15 për qind në krahasim me periudhën e janarit deri në shtator të vitit të kaluar.

UNAMA thekson se thellë është e brengosur për situatën, sepse nga viti 2013 gjithmonë ka rritje të viktimave mes fëmijëve.

UNAMA, përndryshe, në nëntë muajt e parë ka regjistruar 2.562 viktima mes civilëve, si dhe 5.835 të plagosur  në luftërat  në Afganistan.

Ajo është për një për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button