Institucionet e shtetit të mbyllura për gazetarët hulumtues

Institucionet e shtetit janë të mbyllura dhe vështirë mund të vijmë deri te informacionet, të cilat institucionet e kanë për obligim t’ua japin qytetarëve. Ky ishte qëndrimi i përbashkët i gazetarëve gjatë debatit të sotëm “Gazetaria hulumtuese – për ta njohur të vërtetën”, njofton TV21.

“Me vetë hulumtimin, siç vinin dokumentet, ne inkurajoheshim të hyjmë edhe më thellë dhe të nxjerrim në pah një pjesë të së vërtetës. Nuk e di sa kemi pasur sukses në këtë, por  jam i sigurt se ne si gazetarë e kemi kryer punën tonë dhe kemi potencuar një zonë gri, që ishin komunat. Për punësimet në administratën komunale, në Ministrinë e Shoqërisë Informatike nuk ka shifra gjithëpërfshirëse. Dhe prandaj, targeti ynë ishin komunat dhe ndërmarrjet komunale, që janë ventili kryesor që mbushen me kuadro partiake”, u shpreh Goran Lefkov, gazetar.

Sipas gazetarit Zoran Vitanov, gazetaria hulumtuese është e pafuqishme nëse institucionet, mediat dhe qytetarët janë inertë ndaj saj. Në demokracitë e zhvilluara, storiet hulumtuese e prekin publikun, ndërsa në demokracitë e mbyllura publiku nuk i përfill ato, thotë Vitanovi. Në Maqedoni numri i gazetarëve hulumtues është i vogël , madje nuk ekzistojnë fare media të cilat merren me hulumtime.

Kryesisht, storiet hulumtuese të gazetarëve në Maqedoni, financohen nga donatorët e huaj, në formë të projekteve për përmirësimin e gjendjes në media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button