Janeva: U futëm me forcë në DSK, do të qëndrojmë brenda derisa të kryejmë punë!

Prokuroria Speciale Publike ka hyrë me urdhër të gjykatës në ambientet e Sigurisë dhe Inteligjencës për inspektim të të dhënave kompjuterike të DSK për rastin “Puç” në mënyrë që të përcaktohet se kush, si dhe pse përgjoi dhe nëse ata ishin shërbimet vendase ose të huaja. Shefja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, në konferencën e pasditës sot, tha se gati një muaj janë përpjekur për të hyrë në DSK.

“Që nga tetë marsi kërkojmë informacion, por ata asgjë nuk kanë paraqitur. Pra, sot, ne u futëm me dy vendime të gjykatës. Në urdhëra gjyqësore thuhet se duhet të marrim të gjitha masat PIM dhe të gjitha bisedat e regjistruara nga viti 2008 deri në vitin 2015”, thonë nga PSP.

Janeva, poashtu ka cekur se DSK nuk bashkëpunon dhe e ka bërë të vështirë punën.

Drejtori i DSK nuk bashkëpunon dhe nuk e di në çfarë pozicioni është i pranishëm këtu dhe Mitko Çavkov. Vazhdimisht hyjnë dhe dalin oficerë të policisë, përcjell Telegrafi  Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button