Maqedoni, 30 mijë me epilepsi, ndjehen të diskriminuar!

Personat e prekur nga sëmundja e epilepsisë në vend ndjehen të diskriminuar dhe vazhdojnë të kenë frikë nga paragjykimet e njerëzve.

Pikërisht kjo ishte arsye më shumë që të formohet Shoqata e të sëmurëve nga epilepsia në Maqedoni, thotë themeluesi i shoqatës, Dejan Bunevksi, i cili e një person të familjes të prekur nga kjo sëmundje.

‘Nëse këta njerëz flasin haptas për sëmundjen që kanë, nuk do të mund të gjejnë punë, ndërsa nëse janë fëmijë do të diskriminohen nga shoqëria. Këta njerëz trajtohen si të kenë sëmundje ngjitëse, kjo nuk është sëmundje e tillë. Dhe për këtë vendosa ta themeloj këtë shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të këtyre personave’ tha ai.

Por, mjekët nga ana tjetër thonë se nuk ka nevojë për paragjykime pasi ajo është sëmundje që ka shërim.

Sipas disa statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Maqedoni nga kjo sëmundje vuajnë rreth 30 mijë persona, ndërsa përllogaritë flasin se në nivel global nga kjo sëmundje për cdo vit sëmuren 2.4 milion njerëz ndërsa rreth 50 milion janë regjistruar me këtë diagnozë vitin e kaluar.

Studimet tregojnë se numri i atyre që vuajnë nga epilepsia në vendet në zhvillim është dy herë më i madh duke u krahasuar me vendet e industrializuara.

Dita botërore e epilepsisë shënohet me 26 mars./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button