Australia dhuron 2.5 milion dollarë ndihma për Haitin

Australia do të dhurojë 2.5 milion dollarë ndihma emergjente humanitare për popullatën e Haitit, që u godit nga Uragani Matthew, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja australiane e Punëve të Jashtme, Julie Bishop, kujtoi se qindra njerëz kanë humbur jetën, mijëra shtëpi janë shkatërruar, është paraqitur rreziku nga epidemia e kolerës, dhe më shumë se 1.4 milionë banorë të Haitit kanë nevojë për ndihmë.

Bishop shtoi se 1.5 milion dollarë përmes UNICEF-it do ti dërgohen popullatës në luftën kundër kolerës, dhe sëmundjeve tjera të shkaktuara nga dëmtimi në rrjetin e ujësjellësit.

Një milion dollarë janë ndarë për Organizatën Ndërkombëtare të Migrimit për të siguruar strehim të përkohshëm për banorët që kanë mbetur pastrehë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dërguar një milion vaksinave kundër kolerës në Haiti.

Uragani Matthew i cili u shfaq në fillim të këtij muaji, ka marrë më shumë se 800 jetë njerëzish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button