Nesër takim i nivelit të lartë për Mosulin

Ministrat nga të paktën 20 vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Turqinë, do të takohen në Paris të enjten për të diskutuar të ardhmen politike të Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria irakiane dhe forcat kurde Peshmerga kanë nisur operacionin e shumëpritur të dielën për të rimarrë Mosulin, fortesën e fundit të DEASH-it në Irakun e veriut, që ishte pushtuar nga grupi terrorist në vitin 2014.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, ua ka konfirmuar këtë korrespondentëve diplomatik të martën në Paris se takimi ndërkombëtar i nivelit ministror do të mbahet të enjten.

Gjatë takimit, ministrat do të diskutojnë masat urgjente për të mbrojtur civilët dhe për të ndihmuar shpërndarjen e ndihmave, tha Ayrault.

Ai shtoi se Turqia do të marrë pjesë në takimin me vendet e tjera, duke përfshirë SHBA-të, disa shtete të Gjirit si dhe anëtarët e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button