Ligji për Ezanin shkon në debat publik

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor ka marrë vendim që të mbaj një debat publik, të mërkurën e javës së ardhshme, për të diskutuar rreth projektligjit për mbrojtjen nga zhurmat, konkretisht për debatin që është bërë rreth thirrjes së ezanit.

Disa akuzuan mediat se kanë manipuluar, disa të tjerë akuzuan deputetët.

Nait Hasani, kryetar i këtij Komisioni, ka ftuar që në dëgjim publik të jenë të gjithë ata që kanë vërejte, sugjerime, këshilla apo amendamente, që në këtë projektligj të bëhen ndryshime ose të miratohet.

“Duke parë rëndësinë e projektligjit dhe debatit që është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës dhe tash nëpër media, unë konsideroj që ne si komision ta thërrasim një dëgjim publik për Ligjin në kohën që ne do të merremi vesh dhe aty ti thërrasim të gjithë të interesuarit të cilët kanë vërejte sugjerime këshilla apo amendamente që, në këtë projektligj ti ndryshojmë apo ti miratojmë. E vetmja arsye për këtë ka qenë që mos ta lëmë debatin të shkoj rrugëve të cilat do të jenë boshe dhe të pakontrolluar, por të kemi një kontroll të plotë, ne kërkojmë që një dëgjim publik ta mbajmë në Kuvendin e Kosovës, deputetet dhe qytetarët të cilët janë të interesuar edhe bashkësitë fetare të marrin pjesë…..gjithë shoqëria civile dhe shoqata të cilat janë të interesuara të marrin pjesë”, ka thënë ai.

Mirëpo, sipas anëtarëve të komisionit, ata nuk kanë deklaruar që do të ndalet zëri i ezanit.

Sipas tyre, në asnjë vend nuk shkruan që të ndalohet ezani. Madje, ata kanë akuzuar edhe mediat, duke thënë qe ata po i informojnë keq qytetarët.

Fatmir Topalli, anëtar i komisionit nga VV tha që edhe Qeveria nuk ka ditur ta shpjegoj ligjin për zhurmat mjedisore.

“Deri të degradimi i debatit ka ndodhur për shkak që nuk është bërë arsyetimi i mirë nga ana e Qeverisë. Pse? ky ligj natyrisht që askush, edhe ne si vetëvendosje absolutisht nuk jemi kundër ezanit dhe manipulimi kryesor është bërë që është përmend ezani në kontekst në këtë ligj. Askund në ligj nuk shkruan që do të ndalohet ezani dhe në këtë drejtim kanë manipuluar mediat” ka thënë ai.

Ndërsa, Daut Haradinaj shpjegon se në ligj nuk përmendet që të ndalohet zëri i ezanit, por, që disa deputetë kanë qenë kundër xhamisë.

“Ky ligj në asnjë vend nuk e parmen as xhamin as kishën as teçën as diçka tjetër. Plus çka është edhe tjetra neni 4.2 thotë për zhurmën e jashtme, nuk është e vërtetë që ka tendenca për ta mshel ose ta ndaluar ezani, por ajo që është e vërtet është se ne e kemi të rregulluar edhe me Kushtetutë sepse ne jemi shtet laik dhe ne i lejojmë të drejtat fetare… Amir Ahmeti, nuk guxon deputeti ta fyej institucionin, në rast se ai ka vërejtje duhet ti drejtohet ekzekutivit dhe jo legjislativit” ka thënë ai.

Në anën tjetër, Sevide Lama anëtare e Komisionit nga AKR, tha se duhet të kontestohet projektligji për zhurmën mjedisore, ku ky ligj parasheh edhe pajisjet akustike të objekteve fetar, si zhurmë mjedisore.

Ndryshe, në këtë dëgjim publik prezent do të jenë deputetet, shoqëria civile, OJQ, bashkësitë fetare, si dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, por që fillimisht, Komisioni për Planifikim Hapësinor do të vizitojë Bashkësinë Islame dhe Krishtere, të hënën dhe të martën e javës së ardhshme.

Të mërkurën e javës së ardhshme, do të mbahet debat publik, rreth projektligjit për zhurmën.

Ndërsa, të hënën dhe të martën, të javës që vjen, anëtarët e Komisionit do të vizitojnë bashkësitë fetare në Kosovë për të marr propozime edhe nga ta, rreth kësaj çështje.

Kështu kanë vendosur anëtarët e Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, pas shqyrtimit të Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma, në të cilin, neni 4, që e cilëson ezanin si zhurmë është kritikuar mjaftë shumë.

Ndërsa, të hënën dhe të martën, të javës që vjen, anëtarët e Komisionit do të vizitojnë bashkësitë fetare në Kosovë për të marr propozime edhe nga ta, rreth kësaj çështje./Kosovapress/

Lajme të ngjashme

Back to top button