Ç’lloj sportesh mund të ushtrosh në planetin Mars?

Çfarë mund të bëjnë kolonët e Marsit në kohën e lirë? Alpinizëm apo të luajnë golf?

NASA Simulation einer Marsstation auf Hawaii (picture-alliance/dpa/C. Johnston/TU Ilmenau)
NASA imiton një stacion kozmik në Mars

Çfarë mund të bëjnë kolonët e Marsit, kur nuk kanë as gjumë as punë? Në janar të vitit 1971 astronauti amerikan Alan Shepard demonstroi se ç’mund të bësh në kohën e lirë në një planet tjetër: astronauti i misionit Apollo 14 mori me vete raketat e golfit dhe gjuajti dy topa golfi në sipërfaqen e Hënës.

Njërin top ai e gjuajti deri në një krater aty pranë. Goditja e dytë ishte një pak më e fortë. Dhe meqenëse në hënë forca e gravitetit është shumë e ulët topi fluturoi shumë larg, shkruan DW.

Alan Bartlett Shepard

Jo me shumë forcë! 

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Mars. Aty forca e gravitetit është më e madhe se në Hënë, por rreth një e treta më e ulët se në Tokë. Po ashtu edhe atmosfera është më pak e dendur dhe topi i golfit do të kishte më pak rezistencë.

Pra dikush që luan mirë golf, mund t’i gjuajë tepër larg topat edhe në Mars dhe ato vështirë se mund të gjendeshin sërish. Po a do të ishin në gjendje njerëzit që do të jetonin gjatë në Mars të gjuanin me të njëtën fuqi topat e golfit si edhe një astronaut që sapo arrin nga Toka. Me sa duket jo. Sepse për shkak të forcës së ulët të gravitetit dobësohen edhe muskujt.

Vështirësi të tjera

Në rast se dikush do të luajë golf në Mars ai do të ndeshet edhe me vështirësi të tjera, si kostumi astronautit që të kufizon lëvizjet apo bombulat e rënda me oksigjen. Atmosfera e Marsit përbëhet vetëm nga dioksidi i karbonit dhe një lojtar golfi nuk mund të luajë si në Tokë. Vendi më i mirë për të luajtur golf në Mars do të ishte hemisfera veriore. Problemi më i madh janë shkëmbijtë që pengojnë topin. Po aty ka shumë kratere dhe disa vullkane tepër të bukura për t’u parë.

NASA Moon Village (picture alliance/dpa/Nasa)Sporte të tjera

Kujt nuk i pëlqen golfi mund të qëndrojë në pjesën jugore ku ka shumë male alpine dhe mund të bësh alpinizëm. Aty gjenden edhe vullkanët më të mëdhej të sistemit tonë diellor. Disa syresh janë 20 kilometër të lartë dhe kanë një diametër prej 600 kilometrash.  Mali më i lartë i Marsit është Mali i Olimpit me lartësi 21 km.

Pra Marsi ofron një sërë mundësish për alpinizëm. Madje mungesa e peshës së rëndesës ua bën më të lehtë ngjitjen alpinistëve. Megjithë kush do ta provojë një gjë të tillë me siguri do të djersijë, sepse kostumet e astronautëve janë tepër të ngushta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button