BDI: Kryetari pa pëlqimin e shumicës shqiptare është jo-legjitim

“Kandidati presidencial i VMRO DPMNE-së do të jetë i njohur deri më 1 mars”, ka  bërë të ditur Ilija Dimovski. Ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete, nëse  paralajmërimet e VMRO-së, hedhin poshtë idenë e partnerit qeveritarë shqiptarë, BDI-së, për zgjedhjen e një kandidati presidencial konsenzual.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, deklaron, se “BDI është shumë serioze në propozimin e saj që kryetari i ardhshëm i shtetit të ketë pëlqimin edhe të vullnetit të shumicës së shqiptarëve, pandaj i mbetemi konsekuent deri në fund këtij propozimi serioz për shkak se vlerësojmë se një kryetar i cili nuk do të reflekton edhe vullnetin e shqiptarëve do të jetë kryetarë jo legjitim. Prandaj vlerësojmë se ende ka kohë që partitë politike të reflektojnë mbi propozimin tonë pavarësisht zhvillimeve brenda partiake nëpër partitë politike”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.  

“Qëndrimet e BDI-së hapin çështje të reja të cilat meritojnë analizë serioze dhe ndjekje serioze të situatës. Ne në vazhdimësi i qasemi me seriozitet këtyre çështjeve, por vendimi për kandidat presidencial do të bazohet në vlerësimin për realizimin e interesave shtetërore dhe kombëtare”, deklaroi Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

Lajme të ngjashme

Back to top button