Dimitriev: Reforma për një sistem më të mirë të sigurisë

Ndërtimi i një sistemi të sigurisë i cili do të funksionojë pavarësisht nga ajo se cilët persona menaxhojnë me ato institucione, është qëllimi i reformave për të cilat sot foli kryetari i Qeverisë i angazhuar për zbatimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev dhe udhëheqësia e MPB-së. Ata janë pjesë nga plani aksionar për reformat në sferën e sigurisë që kanë dalë nga raporti i Pribes.

Dimitriev në konferencën për shtyp theksoi se për këto reforma ka konsensus gjithëpërfshirës. Ata janë në fazën e analizave dhe shqyrtimit të gjendjes, që duhet të përfundojë deri në dhjetor. Pastaj do të ofrohen modele konkrete dhe zgjidhje për të cilat do të hapet debat i gjërë. I tërë procesi i reformave, sipas Dimitriev, duhet të përfundojë për afërafërsisht një vit.

Ai theksoi se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se fillojnë me realizimin e projekti kombëtar “Konsolidim i sistemit të sigurisë në Republikën e Maqedonisë”.

Dimitriev shpreson që faza e parë të përfundojë deri në dhjetor dhe pas zgjedhjeve të pasojë faza e shqyrtimit të propozim masave dhe zgjidhjeve për rregullimin e kësaj sfere.

Vlerësoj, tha ai, se pas kësaj do të kemi një sektor shumë mirë të organizuar të sigurisë në Republikën e Maqedonisë, institucione shumë më vitale të cilat në pajtim me sfidat e reja do të munden në mënyrën më të mirë të mundshme të ballafaqohen me ata.

Duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse kjo Qeveri e cila ka aktualisht teknikisht dhe e angazhuar për zbatimin e zgjedhjeve ka mandat të punojë në këto reforma, Dimitriev theksoi se në përgatitjen e tyre është punuar një periudhë më të gjatë se dhe periudha deri më zgjedhje dhe pas zgjedhjeve kur edhe duhet të formohet Qeveria nuk duhet të jetë periudhë e humbur.

Në takimin e sotëm me Dimitriev mori pjesë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasov, zëvendësministri Agim Nuhiu, zëvendësministri plotësues Oliver Andonov dhe drejtori i Zyrës për Siguri Publike Mitko Çavkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button