Llatas do të monitorohet për gjuhën e urrejtjes

Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuale do ti monitorojë lajmet e ditës së shtunë në TV “Sitel”, pas reagimeve të shumta në publik lidhur paraqitjen e fundit të gazetarit të Televizionit Sitel Dragan Pavlloviç – Llatas.

“Në vigjilje të zgjedhjeve të paralajmëruara parlamentare dhe ato presidenciale, kryeredaktori i një media me liçencë nacionale thërret për mobilizim të votuesve maqedonas që ta votojnë partinë qeverisëse VMRO DPMNE. Me një gjuhë të pashembullt përplot me urrejtje etnike, Llatas fton votuesit që të votojnë për VMRO dhe në këtë mënyrë ta pamundësojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si dhe arritjen e kompromisit për emrin që do të pengojë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”, reaguan nga ZGJOHU

Anëtari i Agjencisë Stole Naumov, tha se Agjencisë i janë lidhur duart dhe se edhe nëse monitorohen lajmet dhe tregojnë se kishte gjuhë të urrejtjes, për këtë Agjencia nuk do të mund të dënojë, sepse ligji nuk përmban dispozita penale për gjuhën e urrejtjes.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button