Zhernovski ndjek Ramën, do të shpallet kryetar më i suksesshëm për 2014-tën?

Për stilin e tij të veçantë dhe qasjen interesante arkitektonike për rindërtimin e Tiranës Edi Rama në vitin 2004 kur kryesonte me këtë qytet, fitoi titullin “World Mayor” duke marrë kështu më shumë vota se kryebashkiakët e Romës, Athinës dhe Mexico City. 


                                                                       Tirana

Banesat me fasada shumëngjyrëshe si duket e kanë inspiruar edhe kryetarin e komunës Qendër në Shkup, Andrej Zhernvoski pasi që në të njëjtin stil po bëhet rikonstruimi i fasadës së ndërtesës në bulevardin “Sv. Kliment Ohridski”.


                                                                     Tirana

Do të nominohet edhe Zhernovski si kryetar më i mirë në botë?

Mediat pro-qeveritare maqedonase këtë stil e kanë nënçmuar duke e quajtur “Papagall” madje dhe partia në pushtet VMRO-DPMNE doli me qëndrim se ky stil më shumë përshtatet në Indi.
Në ndërkohë, Qeveria vazhdon të ndërtojë në stilin barok, fasada me harxhime marramendëse. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button