Kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë me terroristët grekë

Tregtia e armëve mes shqiptarëve dhe grekëve po vazhdon ende, kjo është bërë e ditur nga një artikull i gazetës greke “Ekathimerini”, në një artikull të botuar “Vazhdon tregtia e armëve mes shqiptarëve dhe grekëve”.

‘Ekathimerini’ shkruan se, pas këtyre armëve fshihen kontrabandistë grekë e shqiptarë.lidhur me zbulimin e një arsenali të vogël me armë të rënda të shtunën. Sipas gazetës armët janë futur në tregun grek nga një rrjet trafikantësh shqiptarë, ndërsa shton se gjatë një 18 muajve të fundit është intensifikuar bashkëpunimi mes grupeve shqiptare e greke.

Gjithashtu “Ekathimerini” shton se, sekuestrimi i armëve nuk ka qenë një rastësi, por një aksion i fshehtë i zhvilluar nga Shërbimin Informativ grek për të identifikuar blerësit e armëve, aksion që sipas gazetës rezultoi i pasuksesshëm, pasi nuk u krye shkëmbimi i fundit i armëve. Ditën e shtunë në rajonin e Paleo Faliro, në një makinë të braktisur u gjetën 4 raketa RPG, tre automatikë kallashnikovë, 4 granata difensive, një numër i madh fishekësh me kalibër 7,62 mm, doreza dhe maska.

Makina rezultoi të ishte vjedhur më 1 janar, ditën që doli me leje nga burgu i shumëkërkuari Kristodulos Ksiors, ish-ekzekutor i organizatës terroriste 17 Nëntori. Të dielën pasdite, nga shërbimi balistik i policisë greke u bë e ditur se armët nuk janë përdor asnjëherë në ndonjë prej akteve terroriste të mëparshme. Kjo gjë përforcon mendimin se armët e gjetura ndodheshin aty në pritje të dorëzimit të ndonjë organizate terroriste vendase. 

Lajme të ngjashme

Back to top button