“Toplik” dhe “Tenderët”, dy hetimet e reja të PSP-së (VIDEO)

Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot ka zbuluar dy hetime të reja nën emrat e koduar “Toplik” dhe “Tenderët”, të cilët, ashtu siç njoftoi prokurorja Fatime Fetai, kanë të bëjnë me “keqpërdorim të autorizimit dhe detyrës zyrtare”, raporton Portalb.mk.

Në konferencë, mungoi shefja e PSP-së, Katica Janeva, pasi që ashtu siç njoftoi Fetai, ajo është ende në hapësirat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), në lidhje me sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm, për hetime të caktuara që kanë të bëjnë me përgjimin e paligjshëm dhe ndjekjen e komunikacioneve.

Rasti “Toplik”

Rasti “Toplik”, ka të bëjë, ashtu siç njoftoi prokurorja speciale, Fatime Fetai, me keqpërdorim të “detyrës zyrtare”, ky një person në cilësinë e udhëheqësit në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe pesë të dyshuar të tjerë, të Komisionit për Ankande Publike të po së njëjtës ministri, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.44 milionë euro.

Për më shumë lexo: Rasti “Toplik”, 6 persona të Ministrisë së Transportit e kanë dëmtuar Buxhetin për 1.44 milionë euro

Rasti “Tenderët”

Prokurorja e ekipit të Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai, në konferencën e sotme për shtyp, përpos rastit të parë “Toplik”, ka zbuluar edhe rastin e ri “Tenderët”, në të cilën janë të dyshuar katër persona të punësuar në Ministrinë e Kulturës.

Për më shumë lexo: Rasti “Tenderët”, Ministria e Kulturës ka kurdisur tender për ndërtimin e “Muzeut të VMRO-së”

Pyetje të gazetarëve

Prokuroria Speciale Publike Lençe Ristovska ka shprehur habi se si mundet një institucion si Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim të mos lejojë zbatimin e urdhrit të Gjykatës Themelore. Ristovska nëpërmes konferencës për shtyp ka zbuluar detaje nga tentimet e PSP, mbrëmë vonë në hapësirat e MPB-së dhe DSK-së, për të marrë të dhëna të rëndësishme, e që po vijon.

Për më shumë lexo: Nuk ndalen obstruksionet naj PSP, Ristovska: I rëndë bashkëpunimi me DSK-në (VIDEO)

Rasti “Arka” – 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)

PSP publikon dy akuza të reja (VIDEO)

Rasti “Titanik” – 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

Rasti “Tortura” –  Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

Rasti “TNT” – Ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)

Rasti “Transportuesi” – 22 të dyshuar në rastin e PSP-së “Transportues”, për 11 kërkohet paraburgim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button