Pep-Ajnshtajn dhe formula e suksesit të Bayern Munchen

Gazeta ‘Bild’ ka realizuar një fotomontazh shumë interesant ku shihet Pep Guardiola si Albert Ajnshtajni, i cili ka fituar çmim Nobel për Fizikën në vitin 1921.

Pamja shoqërohet nga një formulë e tillë: 365:51 + 1,79 + (66% x 87%) + 65.

Në këtë formulë, 365 janë gjuajtjet e realizuara nga Bayern Munchen, 51 janë golat e shënuar, 1,79 është gjatësia mesatare e lojtarëve, 66% është zotërimi i topit, 87% është efektiviteti i pasimeve dhe 65 km janë kilometrat e përshkuara nga sulmuesit e skuadrës.

Nën drejtimin e Pep Guardiolës, Bayern Munchen po dominon Bundesligën gjermane duke e kryesuar atë me 53 pikë, 13 më shumë se Bayer Leverkusen i vendit të dytë.(TCH)

Lajme të ngjashme

Back to top button