Ilaçi në Uthull

Uthulla e mollës është një produkt që jo kushdo e përdor, por në fakt ajo ka një sërë vetish dhe pasi t’i mësoni nuk do e ndalni nga tavolina.

Ajo ndikon në uljen e kolesterolit, pasi në sajë të acidit acetik, e ul ndjeshëm atë. Pirja e dy lugëve me uthull molle çdo ditë, këshillohet si kurë ideale për të mbajtur në nivel normal kolesterolin.

Gjithashtu përdorimi i rregullt i saj ndikon për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Gjithçka për shkak se ul nivelin e glukozës dhe këshillohet që të pihet pasi të keni konsumuar ushqim. Këshillohet që të pihet në darkë.

Një tjetër veti e uthullës së mollës, është se ndihmon në tretje, në sajë të acidit që përmban.

Dhe për gjithë ata që vuajnë nga dhimbjet e fytit, është shumë e mirë që të përdoret, pasi balancon nivelin e pehashit. Gjithashtu vret bakteret dhe pastron gëlbazën. Por ajo që duhet të dini në të gjitha rastet është se nuk duhet ta teproni në përdorim, për shkak të aciditetit të madh që ka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button