Manastir, 17 vjeçari lëndohet aksidentalisht me thikë

Një 17-vjeçar nga Manastiri është vetëlënduar me thikë mbrëmë në Shtëpinë studentore “Koço Racin” në Manastir, kumtoi MPB.

Djaloshi ka kërcyer me shpinë në krevat, në të cilin sipas tij, ka pasur thikë, dhe është vetëlënduar. Pasi ka kërcyer, ka vërejtur se në shpinë ka lëndime me gjakderdhje të madhe.

Menjëherë pastaj me automjet taksi është dërguar në Klinikën spitalore në Manastir, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi kontrollues i SPB-së Manastir. Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button