Rritet gjuha e urrejtjes te politikanët dhe përkrahësit e tyre

Në një hulumtim me qytetarët, 79.4 për qind e tyre kanë vërejtur gjuhën e urrejtjes mes politikanëve dhe përkrahësve të partive politike në vend, ndërsa mbi 70 për qind vlerësojnë se kjo gjuhë e urrejtjes vjen duke u rritur viteve të fundit.

Njohja e gjuhës së urrejtjes, shumë varet edhe nga niveli i arsimimit. Sipas hulumtimit, 88 për qind nga të anketuarit me arsim të lartë vër3ejnë gjuhën e urrejtjes tek politikanët, tek anketuesit me arsim të mesëm, kjo është 81 për qind, ndërsa tek të anketuarit me arsim fillorë, 61 për qind vërejnë gjuhën e urrejtjes në politik.

Këto janë vetëm disa njohuri të fituara nga hulumtimi që është bërë nga Agjencioni Rejting, për nevojat e Institutit Maqedonas të  Mediumeve.

Sipas këtij hulumtimi, gjuha e urrejtjes e motivuar politikisht, më së shumti haset tek të punësuarit në sektorin shtetërorë – 86%. 

Të anketuarit, i konsiderojnë mediumet si mjetin më të rëndësishëm për transferimin e gjuhës së urrejtjes të motivuar politikisht.

Thuajse çdo i anketuar, 97 % e tyre, gjuhën e urrejtjes të motivuar politikisht e kanë hasur në televizione, 75 % në gazeta, 48% në rrjete sociale, po e njëjta përqindje është hasur edhe në faqet e internetit. Sipas këtij hulumtimi, 43 % e kanë dëgjuar këtë gjuhë të urrejtjes në radio, ndërsa çdo i treti i anketuar ose 34 %, kanë hasur gjuhën e urrejtjes në kontaktet personale.

 Sipas strukturës etnike, më shumë se gjysma 56% nga të hulumtuarit, shqiptarë etnik, 46 % maqedonas dhe 44 % nga bashkësitë tjera etnike, janë shprehur se këtë lloj të gjuhës së urrejtjes e kanë vërejtur në faqet e internetit

Hulumtimi është realizuar ë periudhën 18 – 19 dhjetor 2013, nëpërmjet një ankete telefonike me një grup prej 800 të anketuarish, duke përfshirë të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button