Liverpool-Man. United, luhet klasikja angleze

Eshtë dita e klasikes së Premier League, mitiku Anfiled pret sot përballjen mes Liverpool dhe Manchester United, dy skuadrave që kanë fituar më tepër në futbollin anglez.

Mbi 120 vjet rivalitet mes dy tifozerive në fushë shumë yje e antagonizëm dhe në stola një derbi tjetër i vecantë, ai mes Jurgen Klopp dhe Jose Mourinhos, dy prej trajnerëve më të mëdhenj në botën e futbollit. Manchester United i ka fituar 5 takimet e fundit ndërmjet tyre në Premier League, por muzika tani në Anfield ka ndryshuar.

Liverpooli i ka bërë një nisje mjaft të mirë sezonit dhe merita për këtë i shkon padyshim edhe Jurgen Klopp që i ka dhënë skuadrës fytyrën e tij. Për të “kuqtë” kjo ndeshje mund të përcaktojë shumë edhe për ecurinë e sezonit, një provë force me Manchester United që edhe pse ka pasur jo pak oshilacione gjatë këtij sezoni, ka yje në përbërjen e skuadrës dhe padyshim kualitetin për të fituar cdo ndeshje. Shijon klasiken e tij të parë angleze në krye të “djajve të kuq” edhe Jose Mourinho, trajneri që kërkon të rikthejë lavdinë në Old Trafford dhe që në një farë mënyrë është një “mace e zezë’ për Liverpoolin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button