Promovohet libri: Nga diktatura deri në demokraci

Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni (FSHM) promovoi librin e Xhin Sharp “Nga diktatura deri në demokraci” në gjuhën maqedonase, të enjten në GEM klubin në Shkup. 

Libri shtjellon mënyrat se si të luftohet pa dhunë regjimi diktatorial.

Vasko Llazarevski i cili e ka përkthyer librin, tha se në të autori i vë në spikamë metodat për ta rrëzuar çdo diktaturë, si dhe i sqaron mënyrat se si të mbrohemi nga paraqitja e sërishme e saj.

Xhin Sharp thekson se rrëzimi i një regjimi jo-demokrat është çështje e planifikimit strategjik dhe e motivimit të një segmenti më të gjërë të shoqërisë, ndërsa rezistenca e pa-dhunshme duhet të jetë një armë e zgjedhur me vetëdije kundër diktaturës. 

“Të gjitha format e rezistencës së pa-dhunshme mund të pasqyrohen edhe në kontekstin e Maqedonisë” tha Llazarevski.

“Unë personalisht e kam lexuar tre here këtë libër, dhe e di se gjatë çdo leximi në periudhë prej disa viteve më janë paraqitur pyetje të reja. Secili le ta vlerësojë vet duke e lexuar librin, se sa larg jemi ne nga liria. Aktualisht jetojmë në një demokraci të robëruar. Është fakt se i kemi të gjitha institucionet të cilat garantojnë demokraci. Por ata dita ditës janë më pak të lira dhe nuk mund të na garantojnë neve lirinë. Kemi shkelje të vazhdueshme të së drejtave dhe lirive të njeriut, ndërsa qytetari është në rrezik. Kështu që, nëse kjo sot është diktaturë, atëherë ajo me siguri do të mbarojë në formën e diktaturës” tha drejtori gjeneral i  FSHM, Vlladimir Millçin.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button