Zhuta e nis me nokaut në boksin profesionist

Boksieri më i mirë nga Maqedonia, Fatlum Zhuta, i cili tani më i është rrekur boskit profesionist, ka bërë një debutim ëndrrash.
Boksieri shqiptar nga Struga, Fatlum Zhuta (72kg), në luftën e tij të parë që në raundin e parë ka nakutuar amerikanin, Orlanda Upton Junior.

Ai në një prononcim për „Portalb“ ka tnënë se është shum ëi lumtur për një fillim të mbarë dhe se kjo ka shtuar aspiratat e tija për vazhdimësi të fitoreve që do të vijnë në lufëtrat e radhës.“Ka kaluar një kohë e gjatë që isha duke u përgatitur për luftën time të parë në ringun profesionist. Këtë e dëshmova në ballafaqimin ndaj Orlando Upton duke e nokautuar. Falënderoi të gjithë që më përkrahën dhe premtoj se ky është vetëm fillimi i sukseseve të mija”, ka thënë nga Amerika, Fatlum Zhuta.

Pas këtij suksesi nuk ka asnjë detal se kur do të jetë paraqitja e tij e ardhëshme, por gjithsesi Fatlumi do të ketë një pushim të shkurtër dhe më pas do të fillojë përgatitjet për kundërshtarë të radhës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button