BDI-ja bën bilancin, çfarë është realizuar nga premtimet, pastaj vendimi për zgjedhjet

“Bashkimi Demokratik për Integrim  është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe sipas gjitha anketave do sigurojmë fitore bindëse, por partia megjithatë ka interesa më të gjera”, ka deklaruar zëdhënësi I partisë Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp.

Bujar Osmani ka theksuar se ende nuk kanë ndonjë vendim nëse zgjedhjet eventuale të parakohshme do të shkojnë në pako me zgjedhjet presidenciale.
 
Sipas Osmanit, kryesia e partisë ka bërë analizën e realizimit të programit të saj deri më tani, kjo analizë sipas tij ende nuk ka përfunduar, në të ardhmen do të ketë një vendim për zgjedhjet e parakohshme.

Zëdhënësi Osmani ka konfirmuar se gjatë këtyre ditëve ka pasur takime të rregullta mes liderëve Gruevski e Ahmeti, por është biseduar për zhvillimet aktuale. Ai me këtë rast, ka demantuar se BDI kushtëzon partnerin maqedonas VMRO-DPMNE kandidatin konsensual si zëvendësim për zgjedhjet e parakohshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button