Blerina gati pë sezonin e ri

Xhudistja shqiptare, Blerina Seferi, e cila njëherit është edhe kampione ballkanike, do të filloj vitin 2014 të shtunën kur do të paraqitet në kampionatin individual të Hamburgut.
“Shqiponja e Shipkovicës” pritet të garoj në 48 kg, ndërsa për mediat ajo është prononcuar me një kumtesë, ku ka thënë se ndihet e përgatitur dhe normal pret sukses në këtë garë.

“Gjatë fundvitit kam pas një pushim të shkurt ndërkohë që fillova ushtrimet maksimale tek klubi im. Tani ndihem mirë dhe shpresoj se të shtunën do të startoj vitin me suksese. Ky vit është shumë i rëndësishëm për mua pasi më presin shumë turne ndërkombëtare ndër to ajo ballkanike edhe evropiane”, deklaroi Blerina Seferi.

Seferi pas dy jave do të ketë sprovat e vërteta pasi do të paraqitet në kampionatin e Gjermanisë perëndimore dhe asaj veriore, kurse në muajin mars do të ketë kampionatin gjerman në U-18. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button