Nexhati Jakupi, ka nënshkruar vendimin për studimin e projektit ‘Fusha e Lukovës’

Ish ministri i ambientit dhe planifikimit hapësinor, Nexhati Jakupi, gjatë kohës kur ishte ministër ka nënshkruar një dokument në formën e kërkesës nga SHA  Elektranat e Maqedonisë, për  studimin që duhet të bëhet në lidhje me ndikimin e projektit  “Fusha  e Lukovës”, në ambientin jetësor.

Portalb mëson se studimin do ta bëjë kompania franceze ‘BRL Ingenerie’.
Shtrohet pyetja logjike, nëse nuk ka projekt si që thanë sot ministrat, pse të bëhet studimi?

Në dokumentin e kësaj kompanie thuhet: “ Më datë 03.05.2010, SHA Elektranat e Maqedonisë, me qendër në Shkup, deri  te ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, është shtruar lajmërimi për qëllimet e realizimit të projektit të akumulimit të ujit “Fusha e Lukovës” me prurjet e ujit të Korabit dhe ndërtimin e hidrocentralit “Crn Kamen”, me qëllim të përmirësimit të gjendjes energjetike në Maqedoni. Realizimi i këtij projekti në mënyrë të patjetërsueshme kërkon edhe studimin për  ndikimin në ambientin jetësor”.

Në bazë të nenit 81 alineja 8 e Ligjit për ambientin jetësor, Ministri për ambientin jetësordhe planifikim hapësinor ka sjellë vendim:

“Me këtë vendim vërtetohet nevoja për vlerësimin e ndikimit të projektit për ndërtimin e  akumulimit të ujit, Fusha e Lukovës me prurjet e ujerave nga Korabi, në ambientin jetësor.

“Bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor dhe ky projekt kalon me disa procedura të parapara me ligj duke filluar nga studimi i tij. Fillimisht ky projekt kërkon miratim të  studimit për mbrojtjen e ambientit jetësor, kjo është baza, jo vetëm ky, po çdo projekt infrastrukturor, në këtë rast projekti energjetik “Fusha e Lukovës”, deklaron për Portalb ish ministri i ambientit jetësor, Nexhati Jakupi.

“Duhet të përqendrohemi në atë se ka projekt-ide dhe jo projekt përkatës. Jakupi mohon faktin   se në vendngjarje kanë nisur punët, dhe se akoma nuk ka projekt”

Në pyetjen e Portalb  në lidhje me dokumentin e nënshkruar nga ana e tij  të ndërmarrjes aksionare ELEM, thotë  se ka të bëjë me një kërkesë nga ana e ELEM-it  dhe se nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë projekt. 

Dibrani Bardhyl Marku, vlerëson për Portalb se :” Dokumenti i nënshkruar nga ana e ish ministrit tregon qartë se nuk është fare e vërtetë se nuk ka projekt të fizibilitetit. Ka projekt të ri që është duke u bërë nga Banka Botërore për shkak se nuk e kanë vlerësuar impaktin ne rrjedhën e lumit deri në liqen .Sipas Markut nëse merren 2 metër kub uji në sekondë nga Radika, ajo sasi nuk është fare  problem për Shqipërinë , që do të thotë se ne nuk mund ta shpëtojmë Shqipërinë  nga përmbytjet pasi ajo  është sasi shumë e vogël për atë problem aq të madh në Shqipëri  siç pretendon ish ministri Nexhati Jakupi, theksoi Marku.

“Dibranët nuk i besojnë më asnjërit prej ministrave  dhe as funksionarëve tjerë pasi flasin ndryshe në çdo paraqitje të tyre , pra ndryshe në Dibër dhe ndryshe në mbledhjen e  qeverisë së Maqedonisë. 

Derisa vet Gruevski nuk deklaron publikisht se ky projekt nuk do të realizohet, duke marrë parasysh se çfarë  fuqie vendimmarrëse  kanë tani në qeveri , ne nuk i besojmë asnjërit “ , potencon Marku.

Dibrani, Bexhet Toçi, profesor në USHT,  në lidhje me deklaratën e deputetit Jakupi thekson se  “Një njeri që deklaron për diçka që din apo nuk din mbetet të pyetet ai vetë.  Nga ajo që deklaron mundemi të vijmë në përfundim se njeriu nuk ka logjikë në atë që e thotë. Prezantimi i tij si ekspert i ujit nuk e kam idenë si e ka marrë këtë kualifikim ” u shpreh Toçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button