Reperi i Babastars ndahet nga e dashura? Ja si është e vërteta…

Këtë të premte mediat rozë përhapën lajmin se reperi i Babastars, Kastriot Rexha, i njohur me emrin e artit Majk, është ndarë nga e dashura Majlinda. Të shumta qenë aludimet dhe komentet edhe në profilet sociale, nisur nga fshirja e fotove me të dashurën në profilet e tij sociale, dhe e vërteta është pikërisht kështu: Majk është ndarë nga Majlinda Zeka. Ende pa e konsoliduar mirë lidhjen e dashurisë që nisi vetëm pak muaj më parë, me sa duket dy të rinjtë nuk e kanë gjetur gjuhën për të vijuar.

Konfirmimin për ndarjen e Majk dhe Majlindës e kanë dhënë burime të afërta me Prive, të cilat kanë treguar se çifti i ka dhënë fund lidhjes disamujore.

Ndërkohë, në muzikë, bashkë me grupin Babastars, Majk po i shijon sukseset njëri pas tjetrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button