Shqetësuese, shënon rënie numri i nxënësve në Dibër

Shpërngulja e familjeve të tëra jashtë vendit pasqyrohet edhe tek numri i nxënësve në Dibër. Në shkollën e mesme të këtij e qyteti këtë vit ndryshe nga viti i kaluar, mësimin në të gjitha vitet e ndjekin 30 nxënës më pak. Dallim të madh ka edhe midis numrit të vendeve të miratuara për regjistrim nga ana e Ministrisë së Arsimit por dhe të atyre që regjistrohen në vitin e parë, shkruan Alsat-M.

“Sipas konkursit për vitin e parë numri i nxënësve në shkollën tonë ishte 340, nga të cilët pesë klasa në gjuhën maqedonase dhe gjashtë në atë shqipe. Gjatë regjistrimit, në shkollën tonë kemi regjistruar 154 nxënës. 108 prej tyre me mësim në gjuhën shqipe dhe 46 me mësim në gjuhën maqedonase”, deklaroi Neat Selmanoski, zëvendës drejtor i Shkollës së mesme në Dibër .

Sipas Selmanoskit, konkursi me numër më të madh të nxënësve që e miraton Ministria është i vjetër më shumë se dhjetë vite, para se të ndodhë shpërngulja masive nga rajoni i Dibrës pas vitit 2000. Përndryshe, ndodh që disa nga nxënësit të çregjistrohen edhe në mes të vitit shkollor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button