Venizelos: Shqiptarët e IRJM-së pajtohen me ne për emrin
Zëvendëskryeministri i Greqisë Evangelos Venizelos para senatit Francez ka deklaruar se problemi i Greqisë me Shkupin është më i vogël se ai “ideologjik”, që Maqedonia e ka me Bullgarinë për “identitetin kombëtarë artificial”, transmeton Dojçe Vele.
Sipas Venizelos në zonën e Ballkanit Perëndimor politika greke është e qartë “Ne po bëjmë përpjekje për perspektivën evropiane dhe atlantike për të gjitha vendet e rajonit”.
Sa i përket Maqedonisë, shefi diplomatik para senatorëve francez ka theksuar se “ Greqia është e gatshme të pranojë kompromis”.
Venizelos njëkohësisht ka vlerësuar se “problem më i madh në këtë shtet është marrëdhëniet ndëretnike”.
„Shqiptarët etnik janë të rëndësishëm me 35% dhe që flasin gjuhën shqipe. Është edhe gjuha pseudo-maqedone, ku sipas qeverisë bullgare dhe popullit bullgar është gjuhë bullgare”, tha Venizelos.
Venizelos zbuloi se pozicionet greke dhe ato të komunitetit shqiptar në Maqedoni pajtohen.
„Komuniteti shqipëtar është krejtësisht e hapur, ajo pajtohet me ne për emrin, më pak çështje e rëndësishme në drejtim të problemit ideologjik dhe historik”, deklaroi Venizelos.