Meta: Jo nxitim me reformat

Nga Durrësi ku morri pjesë në takimin me strukturat e LSI-së, Ilir Meta theksoi se mungesa e konsensusit për ndryshimet kushtetuese, do të sillnin pasoja të rënda për politikën shqiptare.

“LSI ka treguar se është faktor për stabilitetin e vendit. Së dyti, LSI si mesazh pozitiv në bërjen e politikës që kërkon përmes bashkëpunimit, përmes dialogut, përmes arsyes, logjikës, qëllimeve të mira, ta çojë politikën përpara dhe ta vërë në shërbim të njerëzve. Nuk është një forcë konfliktuale, e lodhshme, stresuese e kështu me radhë. Angazhimi ynë për konsensus për reformën në drejtësi është historik. Sepse po të ishte bërë pa konsensus do të ishte hapur një sherr i paparë për 20 vjet në vendin tonë. Angazhimi ynë edhe për shumë çështje të tjera të rëndësishme ka qenë tregues i përgjegjshmërisë sonë.”

Për Metën, partia e të cilit mban një peshë të rëndësishme në koalicionin qeveritar, nuk duhet nxitim në reforma, pasi nëse bëhen pamenduar, mund të krijojnë probleme.

“Njerëzit duan besim, njerëzit duan seriozitet, njerëzit duan më shumë qëndrueshmëri. LSI është në një moment shumë pozitiv sepse është një forcë gjithnjë e qëndrueshme dhe në rritje. LSI të jetë një forcë në vitin 2017, e cila vërtetë të jetë një garanci shumë herë më e madhe se sa është sot, që vendi të mos përjetojë konflikte të panevojshme, por njëkohësisht edhe reforma të nxituara, të cilat në vend që të zgjidhin problemet e vjetra, shpesh krijojnë edhe probleme të reja dhe të panevojshme.”

Kreu i LSI-së, javët e fundit ka nisur takimet me strukturat e partisë në funksion të zgjedhjeve të brendshme. Ai ka ripërsëritur faktin se periudha para zgjedhjeve të 6 Nëntorit të shfrytëzohet për të përmirësuar përfaqësimin e LSI-së në të gjitha nivelet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button