Fondi i veriut në rritje, deri tani janë mbledhur 11 milionë euro

Për më shumë se dy vite në linjën e veçantë buxhetore të fondit të veriut, deri tani janë grumbulluar mbi 11 milionë euro

Këto mjete këto të cilat do të shfrytëzohen për investime në katër komuna të populluara me serbë në veri të Kosovës.

Ndarja e këtyre mjeteve sipas marrëveshjes përfshihen vetëm taksat e mallrave të importuara në pikat kufitare Jarinje-Rudnicë dhe Tabavije-Bërnjak. Ky fond po menaxhohet nga një bord i cili drejtohet nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i Ministrisë së Financave dhe përfaqësues të komunave veriore.

Ish-drejtori i Doganave të Kosovës, i cili para një jave ishte në detyrën e drejtorit, ka thënë se nga doganat e Kosovës për fondin e veriut që nga viti 2013, e deri tani janë mbledhur 11 milionë euro. “Që nga 15 dhjetori 2013, kur oficeret doganor te doganës se Kosovë janë vendosur në dy vendkalime doganore deri më sot në ato dy vendkalime doganore janë inkasuar 11 milionë euro. Të gjitha këto 11 milionë euro, të hyra që kanë ardhur në emër të detyrimeve importues doganore janë derdhur në buxhetin e shtetit”, tha Rafuna.

Sipas njoftimit të Bashkimit Evropian në Prishtinë, nga ky fond për komunat me shumicë serbe, deri tani janë ndarë rreth 700 mijë euro.

“Bordi Menaxhues i Fondit Zhvillimor ka ndarë 700,000 euro për dy projekte në pjesën veriore të Kosovës. Mbi 400,000 euro janë ndarë për zhvillimin ekonomik lokal në Komunën e Zubin Potokut, përfshirë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mbështetjen në bujqësi dhe vetëpunësimin. Bordi ndau gati 300,000 euro për Komunën e Zveçanit për ndërtimin e rrjetit komunal të ujit dhe ujërave të zeza, rrjetit të energjisë elektrike dhe infrastrukturës rrugore për 10 shtëpi banimi të rasteve sociale të financuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe për 20 shtëpi për të zhvendosurit të financuara nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Bordi u pajtua gjithashtu me planin e sugjeruar të auditimit të veprimtarisë së Fondit që të bëhet nga ana e Auditorit të Përgjithshëm. Kjo do të fillojë në vjeshtë të këtij viti”, thuhet në njoftimin e BE-së. Po ashtu, sipas këtij njoftimi, Fondi Zhvillimor gjeneron të hyra nga taksat e mbledhura në vendkalimet kufitare Jarinje/Rudnicë dhe Tabavije/Bërnjak”, bëhet e ditur në këtë njoftim.

Ndarja e këtyre mjeteve me destinim të veçantë në buxhetin e Kosovës, ka filluar të bëhet nga 14 dhjetori i vitit 2013 në bazë të marrëveshjes së Brukselit që mallrat të cilat kanë destinim nevojat e popullatës që jeton në katër komunat veriore Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore.

Qysh prej fillimit të implementimit të kësaj marrëveshjeje oficerët doganorë kanë zbuluar afër 70 kundërvajtje doganore dhe kanë penaziluar bizneset apo individët të caktuar të cilët kanë shkelur procedurat doganore. Sipas këtyre të dhënave, rastet me “peshë” të konfiskimit të mallrave në PKK në veri, ka pasur vetëm dy raste në vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button