Gjukanoviq: Ose do të jemi BE dhe NATO, ose do të jemi koloni ruse

Partia Demorkatike e Socialistëve (PDS) do të fitojë në zgjedhjet ku do të vendoset nëse Mali i Zi do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-së ose koloni ruse, porositi mbrëmë lideri i kësaj partie Milo Gjukanoviq, në konventën përfundimtare të mbajtur në Qendrën sportive “Moraça” në Podgoricë.

Gjukanoviq vlerësoi se, listën që e udhëheq, me hapa të sigurta po afrohet drejt fitores  të Malit të Zi evropian, transmeton RTCG.

“Këto zgjedhje do të tregojnë vlerën e asaj që kemi luftuar për dhjetë vjet. Është e qartë se më 16 tetor do të vendoset fati i vendit. Do të vendoset nëse Mali i Zi do të jetë anëtare e BE-së apo koloni ruse. Në këto zgjedhje po sjellin mbrojtje për çështjen e Malit të Zi. Prandaj, Mali i Zi do të jetë në integrimet evropiane”, porositi Gjukanoviq.

Ai tha, se nëse pushtetin e merr opozita, atëherë nuk do të ketë integrim euroatlantik dhe jemi të tërhequr nga rruga evropiane.

Lideri i DPS, tha se kjo është mundësi historike për të mposhtur ata që duan ta pengojnë Malin e Zi për në BE dhe NATO.

“Ne nuk do të japim shtetin, nuk japin Malin e Zi. Të gjithë ata që duan ta shkatërrojnë atë, le ta dinë se ajo ishte kohë e vjetër sepse tani do të mbrohen të rinjtë e Malit të Zi. Unë vendosmërisht besoj se ne do të jemi në gjendjë brenda javëve të vendosim ritëm të qëndrueshëm nëpërmjet stabilitetit politik dhe një jetë më të mirë”, tha Gjukanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button