Ministrat e dy qeverive, konfirmojnë se nuk ka projekt për devijimin e lumit Radikë

Ditën e sotme dy ministrat shqiptarë të qeverisë maqedonase, Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë dhe Abdylaqim Ademi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë takuar me ministrat shqiptarë, të Energjetikës, Damian Gjiknuri, ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Të pesë ministra e Shqipërisë dhe Maqedonisë  dolën në një konferencë për shtyp, ku folën në lidhje me projektin për devijimin e lumit Radika.

Ministrat e të dyjave shteteve e konfirmuan edhe një herë publikisht se, nuk ka asnjë projekt për lumin Radika, por të gjitha komentet janë spekulime. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, deklaroi se opozita po spekulon me çështjen Radika dhe se kjo çështje rregullohet nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button