Gripi, 1.400 të sëmurë vetëm për një javë, epidemiologët alarmojnë në shkurt pritet kulminacioni

Rritet numri i të sëmurve nga gripi. Këtë sezon janë regjistruar gjithsej persona, ndërsa vetëm javën e fundit, prej 13-19 janar, nga gripi janë prekur 1.385 persona.

Deri tani në Maqedoni është shënuar vetëm një rast vdekjeje, paciente një grua (67vj) e cila ka pasur edhe sëmundje kronike dhe tek e cila është vërejtur infeksion me virusin AH3N2.

Për momentin në qendrën klinike infektologjike në përkujdesje intenzive është një person ndërsa dy gratë shtatëzëna që ishin në rrezik për jetën ndjehen më mirë.

Statistika tregon se numri më i madh i të sëmurve nga influenca e gripit 702 janë regjistruar në Kumanovë, 567 në Shkup, 415 në Tetovë dhe 390 në Strumicë. Numri më i madh i të sëmurëve edhe atë 2.072 janë të mshës prej 15-64 vjet.

Epidemiologët thonë se kulmi i gripit do të ndodh në shkut ku pritet të rritet numri i pacientave.

Ata thonë se si pasoja eventuale nga gripi nëse nuk merren masa preventive me kohë mund të përkeqësohet gjendja e të sëmurëve kronik, si ata që janë të sëmurë nga zemra, diabeti, astma, mushkëritë e bardha./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button