Shkup, aksion guerilas për përgjimet: “Liri në vend të frikës” (FOTO)

Me aksion gueril për ngritjen e vetëdijes publike kundër përgjimit masiv, Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” është përfshirë në aksionet e Lëvizjes ndërkombëtare “Liri në vend të frikës” (Freedom not fear), transmeton Portalb.

nalepnici-za-telefon-sloboda-namesto-strav-2Si pjesë e aksionit, furgoni me antenë të madhe satelitore, që simbolizonte të a.q. “shërbimet sekrete”, në të cilën shkruante “Liri në vend të frikës”, ka vizituar Prokurorinë Speciale Publike, RTVM-në, LSDM dhe ndërtesën ku janë vendosur KSHZ dhe disa ministri.

DSC00610Aktivistët kalimtarëve të rastit u kanë shpërndarë fletushka ku shkruante: “Përgjim masiv- Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim. E mundësuar nga operatori telekom”, dhe ngjitëse për celular në të cilat shkruante “Pajisja përgjohet”, dhe “Pajisje e spiunuar”.

DSCN5227
Lëvizja ndërkombëtare “Liri në vend të frikës” zotohet për tre principe.

  • Liria e shprehjes në botën digjitale dhe internet të pacensuruar
  • Privatësi në shoqëri bazuar në njohuri, në vend të përgjimit,
  • Jetë të lirë, në vend të frikës.

Ditët ndërkombëtare për aksione këtë vit mbahen nga 14 tetor deri më 17 nëntor.

Maqedonia në “Liri në vend të frikës” merr pjesë nga viti 2008.

DSC_9207_resize DSC_9217_resize DSC_9251_resize

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button