Pirovska dhe Talevska debat me tone të larta për PSP

Retorika e gazetares Ivona Talevska nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) ka revoltuar drejtoreshën e Komitetit të Helsinkut Uranija Pirovska. Në takimin e sotëm të Organizatave jo-qeveritare me euro komisarin Johanes Han, transmeton Portalb.

“Unioni Europian të ketë kujdes me Prokurorisë Speciale Publike, që punon me agjendë të LSDM-së dhe Zoran Zaev, i cili pat publikuar listën e armiqve të tij dhe tani po nga e njëjta listë filloi me hetimet kundër mediave që nuk janë nën kontrollin e opozitës”, ka theksuar Talevska.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Pirovska.

“Personi nuk është kredibil që të flasë për PSP-në dhe profesionalizmin e PSP-së, sepse edhe ajo (aludon në Ivona Taleska) është pjesë e bisedimeve të përgjuara, në pjesën e zgjedhjeve, që shpresoj se një ditë do të jetë pjesë e procedurave që i udhëheq PSP”, ka potencuar Pirovska.

Organizatat kanë shpalosur qëndrimet për atë se si duhet të zgjidhet kriza në Maqedoni./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button