Kanada, zjarr në azil, 5 të vdekur, 31 të zhdukur

Janë plot 31 të moshuar kanadezë të zhdukur dhe 5 të tjerë të konfirmuar, që kanë humbur jetën, pasi një zjarr shkrumboi azilin e pleqve në Quebec.

Kryeministri Stephen Harper tha se nuk ka aspak dyshim se humbjet e jetëve në rezidencën e Havre, në L’Isle-Verte, do të jenë “të konsiderueshme”.

Zjarri u raportua fillimisht rreth 00:30 me orën lokale (06:00), 225 km në lindje të qytetit të Quebec-ut. Shumica e rezidentëve përdorën karriget me rrota dhe proteza për t’iu larguar zjarrit, thanë zyrtarët.

U njoftuan disa departamente zjarrfikësish rreth rajonit me 1400 banorë, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, pas të cilës zjarrfikësit panë dhe dëgjuan njerëz në ndërtesë, ndaj të cilëve nuk mund të ofronin ndihmë.

Ishte “një natë ferri”, tha shefi lokal i zjarrfikësve, Yvon Charron, për “Canadian Press”. Ekipet e shpëtimit mundën të shpëtonin rreth 20 nga 50 apo 60 rezidentët e azilit, 3 prej të cilëve dolën të plagosur.

Ekipet e shpëtimit u penguan nga temperaturat tepër të ulta të mbrëmjes së të enjtes, e megjithatë, autoritetet kontrolluan shtëpinë e shkrumbuar dhe të mbuluar nga një shtresë akulli. Zyrtarët thanë se shpresojnë që të paktën disa prej të zhdukurve, të kenë mundur të jenë larguar për në familjet e tyre.

“Shpresojmë për më të mirën”, tha zyrtari i policisë, Audrey-Annie Bilodeau për reporterët.(TCH) 

Lajme të ngjashme

Back to top button