Ish kryeredaktori i TV A1 Çadikovski i ftuar në PSP, dëshmoi për parregullsitë zgjedhore

Ish kryeredaktori i TV A1 Mlladen Çadikovski, ishte i ftuar në PSP. Lëndë interesi e prokurorëve ishte çështja të cilën e publikoi tanimë e shuara TV A1, dhe që kishte të bëj me parregullsitë zgjedhore. Pa mos precizuar se çfarë saktë kanë kërkuar prokurorët ka theksuar se sigurisht që ajo që do ta dëshmojë është pjesë e hetimit që tanimë PSP-ja e ka hapur, “Titanik” e që ka të bëj me parregullsitë zgjedhore, njofton Alsat M.

Raportohet se Çadikovski është pyetur se vallë në atë periudhë ai dhe dy gazetaret që kanë përgatitur storjen kanë marrë apo jo kërcënime nga funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së. Ndryshe PSP-ja ka konstatuar vërtetësinë e kësaj ngjarjeje.

Parapraprikishtë në PSP- lidhur me këtë temë dëshmitë e tyre i dhanë edhe gazetaret Natasha Stojanovska dhe Sashka Cvetkovska të cilat ishin autore të storjes përmes së cilës zbuluan se të punësuar në administratë me urdhër partiak duhet të sigurojnë nga 10-15 votues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button