Ahmeti: Edhe Mali Sharr do të shpallet zonë e mbrojtur me ligj

Pritet që brenda 4 viteve të zgjerohet rrjeti i zonave të mbrojtura me ligj në Maqedoni duke i përmirësuar kështu edhe kushtet për ruajtjen e biodiversitetit dhe specieve të rrezikuara. Mes tyre është edhe Mali Sharr.
Këtë sot e njoftoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti në hapjen e projektit “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas me zonat e mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e shfrytëzimit të tokës”, njofton Portalb.mk.

Projekti financohet nga Fondi global i mjedisit jetësor, ndërsa e zbaton Ministria e Mjedisit.

“Edhe Mali Sharr do të jetë pjesë e studimit për valorizimin e vlerave natyrore pasi që ka shkallë të lartë të biodiversitetit. Kështu, përmes diskutimeve me palët e tanguara relevante dhe bashkësitë lokale, seminareve dhe debateve publike, do të identifikohet si zonë e synuar për mbrojtje. Gjithashtu, do t’i sigurohet mbështetje Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  në procesin zyrtar të shpalljes së Malit Sharr për zonë të mbrojtur.” tha Ahmeti.

Në kuadër të këtij projekti është bërë hartimi i “Plani për menaxhimin me zonën e mbrojtur” si dhe trajnime për përvojat më të mira të menaxhimit me të njëjtën. Ndërkaq, me anë të “Indeksit të Listës së Kuqe për Maqedoninë” do të mundësohet seleksionimi dhe ndarja në prioritete për specieve e rrezikuara në vend, njofton Portalb.mk.

Me planin Hapësinor të Republikës së Maqedonisë, Strategjinë e Parë Kombëtare për Biodiversitetin, si dhe Programin e punës të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë 2014 – 2018, parashihet që zonat e mbrojtura në vend  nga 8 % të arrijnë në 12 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button